Fitorja e kësaj të shtune ndaj Newcastle (1-0) e Manchester Cityt u shënua nga një moment tensioni mes trajnerit Pep Guardiola dhe një tifozi, që ndodhej në tribunën e “Etihad”.
Gjithçka ka ndodhur rreth 10 minuta nga fishkëllima e fundit, në një kohë kur vendasit po kalonin një fazë më pak të mirë të lojës.
Guardiola ende nuk e kishte ndryshuar ekipin, diçka që përfundoi duke mos e bërë gjatë gjithë ndeshjes dhe dëgjoi një tifoz që bërtiste nga vendi i tij: “Bëni një zëvendësim!”
#MCINEW Pep Guardiola telling the Man City fan to take his place😂 #MCINEW pic.twitter.com/I6rKjMmWrD
— TRUTH HOUSE (@cassy_kumah) August 19, 2023
I pakënaqur me atë që vetëm bërtiste, trajneri spanjoll iu kthye dhe iu përgjigj, gjë të cilën ai vetë këmbënguli ta shpjegonte pas ndeshjes, në konferencën për shtyp: “Më tha të bëja një zëvendësim. Kështu që unë iu përgjigja: ‘Hajde, ulu këtu në vendin tim dhe bëje vetë!”.
Duhet theksuar se Julián Álvarez shënoi golin e vetëm të ndeshjes pas 31 minutash.
“He said to me ‘make a substitution!'”
“So I said… ‘come sit here, you do it!'” 🤣
Pep Guardiola on his random interaction with a fan mid way through the second half of Man City’s 1-0 win over Newcastle!
🎙️ @julesbreach pic.twitter.com/YqSVXoHOaW
— Football on TNT Sports (@footballontnt) August 19, 2023