Pas kombëtares italianë të futbollit, Brazili është një shtet tjetër që gëzon mbështetje të madhe në Shqipëri.
E teksa dje kombëtarja latine u përball me Serbinë duke e mposhtur me rezultatin 2 me 0, një episod i veçantë ka tërhequr vëmendje, dhe me siguri që do i bëjë shqiptarët akoma më të lidhur me Brazilin.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se si një i ri brazilian bën shenjën e shqiponjës dykrenore, përpara futbollistëve të Serbisë, të cilët janë afruar tek tifozët për t’i përshëndetur në përfundim të ndeshjes.
@dej_infinit HISTORIKE ! ?? i kalli krejt ?? #dej_infinit #viral #viralvideo #worldcup #brasil #qatar #albania #kosovo #serbia?️? #fyp #fypシ #dhezipahiri ♬ original sound – €lton
Të shohim nëse edhe ky do konsiderohet si provokim nga serbët, ashtu siç u cilësua festimi i Taulant Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, kur Serbia përballej me Zvicrën.