Stadiumi “Al Bayt” në Al Khor të Katarit do mirëpresë ceremoninë hapëse të Kupës së Botës si edhe ndeshjen mes Katarit dhe Ekuadorit në 17:00. Dy orë para fillimit të ndeshjes, tifozët kanë nisur të futen në stadium.

 

Me kapacitet prej 60 mijë vendesh dhe i inauguruar në 30 nëntor të 2021, stadiumi është i ri dhe në formën e dunave të rërës në tarracë. Në videot më poshtë duket edhe një plan sesi do jetë ceremonia hapëse në fushë, teksa nuk do mungojë spektakli i fishekzjarrëve.

Ekipet e tjera të Grupit A janë Holanda dhe Senegali, dukshëm të dyja favorite për fazën tjetër, ndaj tri pikët e para do të kenë një ndikim të rëndësishëm si në vazhdimësinë e Katarit, ashtu edhe në atë të Ekuadorit. Ai që do të vendosë drejtësi në ndeshjen hapëse do të jetë italiani Daniele Orsato, një nga arbitrat më me eksperiencë të turneut.