Aventuara e Cristiano Ronaldo në Arbanië Saudite duket se nuk po shkon aq mirë sa portugezi e kishte menduar.
Në ndeshjen e fundit, skuadra e Al-Nassr pësoi humbje kundër Al-Hilal me rezultatin 2-0, ndërsa CR7-a e shfaqi pakënaqësinë e tij me një gjest të turpshëm drejtuar tifozëve rivalë.
Në përfundm të ndeshjes, teksa Cristiano po largohej për në dhomat e zhveshjes tifozët nisën të therrisnin në kor emrin e Leo Messit. Ai nuk e ka marrë mirë këtë gjë, dhe vendosi duart në organet gjenitale, ndërsa shikonte me mospëlqim tribunën.
Cristiano Ronaldo makes obscene gesture to Al-Hilal fans after leaving the field defeated and under the cries of “Messi, Messi, Messi” 😮
📽️ @wtrx5 pic.twitter.com/xnsyCsfPOQ
— VAR Tático (@vartatico) April 18, 2023
Cristiano luajti të gjitha 90 minutat e ndeshjes për skuadrën e tij, e cila është e dyta në tabelën e ligës së Arabisë Saudite, tre pikë prapa Al-Ittihad, i cili gjithashtu ka luajtur një ndeshje më pak.
Protagonist i madh i ndeshjes ishte Odion Ighalo, autori i dy golave për ekipin vendas në një ndeshje të luajtur në stadiumin ndërkombëtar King Fahd në Riad.
Në video të ndryshme të transmetuara nga mediat, Cristiano Ronaldo shihet duke u larguar dukshëm i mërzitur dhe duke bërë gjestin e shëmtuar.