Dani Alves ndodhet në burg që nga 20 janari, pasi Gjykata vendosi paraburgim parandalues ​​pa kusht për futbollistin brazilian, i akuzuar për kryerjen e një sulmi seksual në klubin e natës Sutton në Barcelonë.

Vetëm këtë të dielë, më 5 shkurt, Joana Sanz, bashkëshortja e futbollistit, e ka vizituar atë në burg. Pasditen e sotme, modelja u pa teksa hynte në “Brians 2”, e shoqëruar nga Bruno Brasil, miku i familjes së Dani Alves. 

Më herët u raportua se ajo kishte ndërprerë çdo kontakt me futbollistin dhe se i kishte kërkuar divorcin. Mirëpo, ka qenë vetë ajo që përmes rrjeteve sociale që i ka mohuar informacionet, duke u siguruar se janë totalisht të rreme.

“Unë nuk kam kontaktuar me asnjë media, as ndonjë gazetar konkret. Kur të kem diçka për të thënë, unë, Joana Sanz, do ta bëj me një deklaratë në rrjetet e mia sociale. Çdo gjë tjetër është spekulim,”- përfundoi modelja nga Tenerife.