Pas stuhisë që goditi të gjithë rajonin, Kroacia po përballet me nivelet e larta të ujit dhe përmbytjet.
Situata më kritike është përgjatë lumit Sava, i cili ka dalë nga shtrati për shkak të nivelit të lartë të ujit dhe ka shkaktuar dëme të mëdha. Dëmtime ka pësuar edhe terreni i ekipit të ligës së ulët të Zagrebit NK Blato, i cili ndodhet përgjatë kanalit Sava-Odra.
NK Blato ka postuar një video nga kamerat e sigurisë në Facebook-un e tij ku shihet se si Sava përmbyti të gjithë fushën në vetëm tre minuta dhe skena është vërtet e tmerrshme.
Fatkeqësisht kjo nuk është hera e parë që ky klub pëson nga përmbytjet. Diçka e ngjashme ka ndodhur në vitin 2010 kur ambientet e klubit ndodheshin në atë vend dhe u përmbytën. Fusha ndodhet përgjatë kanalit Sava-Odra, i cili prej vitesh nuk funksionon pasi nuk ka pasur përmbytje.