Nuk ka paqe për  Brazilin, i cili përveç zhgënjimit për eliminimin nga Kroacia në Kupën e Botës, tani duhet të mendojë edhe për stuhinë mediatike që ka nisur. E gjithë historia nisi në konferencën për shtyp të “seleçaos” para ndeshjes ndaj Kroacisë, ku menaxheri brazilian i komunikimit hodhi një mace nga tavolina.

Një gjest i urryer nga gazetarët në sallë dhe mbi të gjitha nga përdoruesit e rrjeteve sociale ku u përhap videoja e ngjarjes .

Mes polemikave dhe zemërimit, një grup organizatash joqeveritare (OJQ) ndërhynë duke bashkëpunuar me Forumin Kombëtar për Mbrojtjen e Kafshëve.

Së bashku ata vendosën të ngrenë një padi kundër Federatës Braziliane për Keqtrajtim të Maceve.

“Promovimi i ndryshimit në shoqëri është pjesë e vlerave tona. Prandaj ne nuk mund të normalizojmë situatat që shkelin të drejtat e kafshëve, qoftë në Brazil apo në ndonjë vend tjetër. Ne kemi ngritur një padi civile publike në bashkëpunim me OJQ duke kërkuar falje publike nga Brazili. Ata duhet të paguajnë edhe një shumë rreth 180 mijë euro”, përfunduan deklaratën.