RFEF (Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll) njoftoi këtë të enjte largimin e Luis Enriques nga posti i trajnerit, të cilin e mban që nga viti 2018. Pas Kupës së Botës në Rusi, ai pasoi Fernando Hierro, i përkohshëm i zgjedhur në postin e trajnerit, pas largimit të Julen Lopeteguit.

Komunikimi zyrtar nga Federata vjen as 48 orë pas eliminimit zhgënjyes spanjoll ndaj Marokut, me penallti, në 1/16 e Botërorit të Katarit.

Vitin e kaluar, me rastin e “Euro2020”, Luis Enrique udhëhoqi Spanjën deri në gjysmëfinale, ku edhe me penallti humbi nga kampionia Italia. Në total, Luis Enrique bëri 40 ndeshje si trajner, duke arritur 23 fitore, 12 barazime dhe 5 humbje.

Luis de la Fuente, trajneri U21, duhet të jetë pasardhësi i tij në krye, në mënyrë që të fillojë përgatitjet për kualifikimin në “Euro2024” (Spanja është në grupin A, me Gjeorgjinë, Qipron, Skocinë dhe Norvegjinë).