I ftuari tek “Ndryshe” në Top Albania Radio ishte gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha. Në një intervistë shumë më ndryshe nga sa jeni mësuar ta shihni, ai rrëfeu shumëçka për TAR.

Si po përparon nga policia ngjarja fatkeqe që ndodhi ditë më parë në Top Channel?

Gjurmët në një vendngjarje vlejnë nëse personi që është marrë me ekzekutimin e asaj ngjarjeje është nëse gjurmët e tij janë në sistem në të kundërt duhet të presin derisa të gabojnë. Kjo është nga ato ngjarje që mesazhi që ajo percjell është pushteti i katërt, fakti që u godit ‘Top Channel’ është goditur një media kombëtare. Nuk besoj që mund të ketë ndonjë gazetar që nuk i ka bërë pyetjen vetes, për çfarë e bëj këtë punë. Ata që e kanë bërë këtë janë profesionistë, është një sfidë e drejtë ndaj shtetit.

Çfarë do të thotë kjo ngjarje për sigurinë e një media?

Një ngjarje e tillë ka krijuar probleme edhe për sigurinë e një programi të tillë. Nëse je në transmetim ‘live’ dhe një nga banorët e ndjeu kaq afër ngjarjen, e dëgjoi mirë dhe sigurisht që ata kërkojnë vlerësimin e sigurisë së një emisioni. Përderisa Endemol nuk bëri një reagim do të thotë se ka marrë sigurinë e duhur nga organizatorët.