Një delegacion i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptare (KASH), i kryesuar nga Presidenti i (KASH) z. Besnik Mustafaj – ish Minister i Puneve te Jashtme i Republikës së Shqipërise, zhvilloi nje vizite pune ne Luginen e Preshevës – ne Medvegje, Presheve dhe Bujanovc.

Delegacioni u takua dhe zhvilloi bisedime me z. Shaip Kamberi – deputet në Parlamentin e Serbisë, si dhe përfaqesuesit politikë dhe drejtuesit e institucioneve vendore të Luginës, znj. Ardita Sinani, z. Shqipërim Arifi, z. Ragmi Mustafa, Kryetarin e Keshillit Kombetar Shqiptar te Lugines se Presheves z.Ragmi Mustafi z. Arben Ferhati, etj.

KASH u informua nga mikëpritesit per sfidat dhe problematikat shumë tē veshtira, nëpër të cilat po kalojne shqiptaret e Luginës, duke filluar me zbatimin absurd dhe diskriminues te ligjit për pasivizimin e adresave, mosnjohjen e diplomave te Kosovës dhe burokracirat e panumërta për njohjen e atyre te Shqiperise, diskriminimin ne punesimet ne institucionet shtetërore në favor te serbeve, mungesën e vemendjes dhe investimeve shteterore, zhvendosjen e gjykates nga Presheva, etj.

Te gjitha keto kane sjelle nje diskriminim dhe dhune raciale apo etnike, vecanerisht ndaj pakices shqiptare qe jeton ne trojet e veta, te pashembullt edhe per vete Serbine, dhe nje spastrim etnik modern, sikunder evidentohet edhe nga raporti i fundit i Departamantit Amerikan te Shtetit (DASH) dhe ne raportet e studimet e Komitetit te Helsinkit te Serbise.

Perfaqesuesit e Lugines parashtruan edhe nje sere kerkesash dhe verejtjesh ndaj qeverive te Republikes se Shqiperise dhe te Kosoves. Ata kerkuan me shume vemendje, sensibilizim te situates se tyre, trajtim reciprok te te drejtave te tyre me ato te te serbeve ne Kosove, perfshirjen e problematikes se shqiptareve te Lugines ne bisedimet Kosove – Serbi, krijimin e nje fondi kombetar solidariteti te qeverive te Shqiperise dhe Kosoves per investime ne Lugine, hapjen e nje konsullate te Shqiperise ne Bujanovc.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë u shpreh se i aprovonte dhe e mirekuptonte pershkrimin e gjendjes dhe kerkesat e perfaqesuesve te Lugines, se gjendja e veshtire verehej qartazi ne terren, dhe premtoi se KASH do te angazhohet me te gjitha kapacitetet e veta per te sensibilizuar kancelarite perendimore dhe qendrat me te rendesishme te vendimmarrjeve, por edhe qeverite e Republikes se Shqiperise dhe asaj te Kosoves per me shume vemendje ne drejtim te respektimit te te drejtave te njeriut, te te drejtave te shqiptareve te Lugines se Presheves, per shtimin e investimeve qe do te nderpriste sado pak hemorragjine e largimit te planifikuar te shqiptareve nga Lugina, apo sic e ka vleresuar DASH ’’spastrimin modern etnik’’ te Lugines prej shqiptareve.

KASH shfrytëzon rastin të falënderojë Dr. Dergut Aliun, z. Marco Salihu dhe z. Fadil Selmani, anëtarë të Bordit tonë Këshillimor, nga Lugina e Preshevës, për ndihmën e tyre të çmuar në realizimin e kësaj vizite.