Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar hap siparin dhe këtë fundvit, në kërkim të zërit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong.

Mes shumë kandidatëve, këtë herë ka një risi dhe ajo është, Albina Kelmendi me familjen e saj.

 Familja Kelmendi do të marrë pjesë në Festival si një bandë dhe në rast fitoreje, do të hyjë në histori si banda e parë familjare që përfaqëson një shtet në Eurovision.