“Më lër të flas” është një nga programet më të ndjekura të momentit, ku tashmë ka nisur dhe sezonin e dytë me  po të njëjtët moderator Romeo dhe Donald Veshaj.

I ftuar në pjesën e parë të emisionit të mbrëmjes së sotme ishte një nga gazetarët e njohur investigativ, Artan Hoxha, për të folur më shumë rreth profesionit të tij dhe për të ndarë me ne më shumë të reja.

Gjatë intervistës, Artan si rrallëherë ka folur për punën e tij investigative në botë e krimit duke zbuluar situata të pazakonta që i kanë ndodhur, ku na treguar detaje që nuk i dinim rreth bashkëpunimit të policisë me krimin e organizuar.

Si dhe ku i pastrojnë lekët të fortët e Shqipërisë? Artan Hoxha e thotë troç:

“Ftoni tek emisioni tjetër Fevziun, thoni që e ka koston shumë të lartë për të ardhur dhe e faturoj që e ka koston 500 mijë euro për të ardhur në emision dhe kështu pastrohen paratë. Bëni një koncert dhe pastroni më shumë, thoni se kushton 5 mijë euro bileta. Hap një kompani kateringu byrekët i bën plaka, miellin ta sjellin kristal, lumi i Vlorës bën hithra super cilësi e mirë, ca do më.”