Top Story duke iu referuar rasteve konkrete, dokumenton dëmet dhe pasojat që kanë pasur dhe kanë akoma në ditët e sotme letrat anonime.


Gjithë dokumentari ndërtohet mbi skemën intriguese që biznesmeni Nadir Çausholli ndërton përmes një letre duke keqpërdorur emrin e Autorit të “Top Story” Endrit Habilaj, për të nxitur kështu konflikt me pronarin e medias Ora News, Ylli Ndroqi.


Top Story zbërtheu përmes videove dhe fakteve të gjithë skemën e dërgimit të letrës nga Nadir Çausholli, e cila në përmbajtje letra ishte fyese, denigruese dhe shantazhuese ndaj Zotit Ndroqi.


Në pjesën e dytë të dokumentarit Top Story solli se si Nadir Çausholli përdori një portal për të shpifur ndaj Top Channel. Përmes fakteve Top Story vërteton se një pseudo-shkrim i botuar tek syri.net nuk qëndron dhe është shpifës.


Gjithashtu Top Story përmendi rastes si si përmes letrave dhe mashtrimeve, njerëz të panjohur përdorin emrat e njohur për publikun, për të përfituar financiarisht si emrin e Arbër Hajdari, themelues i Fundjava Ndryshe, emrin e Sidrit Bejleri apo emrin e Arian Çani.


Në pjesën e 3 të emisionit, Top Story solli 4 personazhe të cilët rrëfejnë jetën e tyre, se si e kanë pësuar dhe se si janë dënuar me burg në kohën e komunizmit vetëm për shpifje.