Top Story transmetoi pamje ekskluzive masakrën nën ujore, që po i bëhet detit çdo ditë nga njerëz të papërgjegjshëm.


Peshkimi i paligjshëm me dinamit, rrjeta, elektrik dhe helme janë disa nga metodat e përdorura sëfundmi, ku kanë shkatërruar bregdetin shqiptar.


Investigimi i Top Story zbërtheu me dokumenta të gjitha metodat e paligjshme të peshkimit, zhdukjen e specieve të rralla si Korali i Kuq dhe tregtimin e specieve të ndaluarat si Dateri, që sot serviren në shumicën e restoranteve në Tiranë.


Top Story transmetoi pamje të rralla, nga Jugu në Veri, të të gjithë vijës bregdetare, të botës nënujore e cila është masakruar pa kriter.


Dokumentari pasqyroi edhe dështimin e institucioneve për të frenuar këtë fenomen.