Partia Demokratike arriti që të merrte 5 mandate në qarkun e Shkodrës dhe sipas listës, aktualisht shkojnë në Kuvend: Helidon Bushati, Emilja Koliqi, Ramadan Likaj, Greta Bardeli, Zef Hila.

Mirëpo, sipas votave të marra nga secili kandidat, vihet re se i shtati në këtë listë, Bardh Spahia ka arritur të marrë 4593 vota, më shumë se të gjithë kandidatët në këtë qark.

Kur janë numëruar 242 nga 411 kuti në total, nëse ecën me këto ritme, mundet që Spahia t’i rrëmbejë mandatin njërit prej kandidatëve.

Kujtojmë se për të marrë mandatin dhe përmbysur listën duhen 10 mijë vota.