Gazetari dhe analisti Ben Andoni në studion e “Breaking” në Top News, ka deklaruar se Basha i humbi zgjedhjet dhe se duhet të largohet nga posti i kryetarit të PD-së.
Kritikat e tij u fokusuan më tepër në lënien jashtë listave fituese të emrave të njohur të PD-së, duke futur aleatët e PD-së, që rezultuan se morën shumë pak vota, duke kujtuar precedentin Dule.
“Nëse zotërinj donin të protestonin, jo para selisë së PD, e jo në këtë lloj forme se është protokollare. Reale është rëndësia institucionit të PD-së nëpërmjet mekanizmave e strukturave ta realizosh atë. I përmbahem një teorie tjetër, njerëzit që e kundërshtojnë që për mua çalon. Mua me Belindin ndaj diçka tjetër me aleatët e PD-së. E dinin që çfarë prodhoi ajo listë. Më vjen keq se në radhën e madhe të PD-së, nuk arrij pse nuk janë deputet Florion Mima, Çlirim Gjata, Dorian Teliti, Gent Strazimiri që kanë dhënë shumë kontribute. Përpos kësaj zëri i Dules në Himarë, që duhet të gëlonte në interes të PD është i munguar. Unë mendoj se në statusin e PD është ta japë dorëheqjen, nuk besoj se do të jetë e largët dita që PD do të tregojë resurset e veta, por me zotin Basha nuk shkohet sipër. Kjo do të vazhdojë të pengojë PD-në, ajo duhet të mendoj që të hënën për zgjedhjet lokale, demokratët kanë nevojë për alternativë politike dhe jo qasje dhe jo kundërshtime, Basha nuk është fryma e kësaj partie”, tha Andoni.
Ndërsa ai u shpreh se qëndrimi i mbajtur nga ana e presidentit Ilir Meta e dëmtoi opozitën. “Meta u kthye në butaforik, dëmtoi shumë opozitën, linte për të dëshiruar. U dukë si një fushtatë Meta-Rama, zoti Basha nuk arriti ta përballonte, duhej të ishte më pak një qasje tjetër me njerëzit, ndoshta nuk duhet ti linte në hije aleatët”, tha Andoni.