
Kryeministri Edi Rama në kuadër të takimeve elektorale është ndalur edhe në Përmet, ku ka konsumuar një drekë në një nga restorantet agro-turizëm të zonës.
Rama shoqërohej nga kryebashkiaku i Përmetit, Tërmet Peçi ku gjatë bisedave, kreu i qeverisë nuk kurseu as batutat.
Kryeministri kishte vënë re që Tërmet Peçin përpara në tryezë mbante një gotë me ujë dhe jo me raki. Kjo i ka mjaftuar për ta ngacmuar me batuta, ku ndër të tjera i tha: “Të tëra i prisja nga ty, por që të na bëjë gëzuar me ujë këtë nuk e prisja. Kjo është e vetmja gjë që më del jashtë parashikimit. Gëzuar me ujë në Gjirokastër është normale, por këtu te dy unë nuk e kuptoj”. Ndërsa nuk kanë munguar thumbimi se në Përmet kanë dhëndër Lulin, duke nënkuptuar kreun e PD-së, Lulzim Bashën.
Ja biseda dhe batutat mes Edi Ramës dhe Tërmet Peçit:
Tërmet Peçi: Kam kënaqësinë të prezantoj të gjithë…(i bie telefoni)
Edi Rama: S’të lë populli, të shkatërroi
Tërmet Peçi: Vetëm më ke mësuar t’i përgjigjemi popullit orë e minutë
Edi Rama: Vetëm aty mos çedo.
Edi Rama: Të tëra i prisja nga ty, por që të na bëjë gëzuar me ujë këtë nuk e prisja. Kjo është e vetmja gjë që më del jashtë parashikimit. Gëzuar me ujë në Gjirokastër është normale, por këtu te dy unë nuk e kuptoj.
Tërmet Peçi: Jemi në kohë të trazuara dhe mendja duhet të jetë e kthjellët.
Edi Rama: Shkurt muhabeti nuk ke raki për të bërë gëzuar. Bëjmë shkak, s’ka problem.
Kryeministri Edi Rama ka ngacmuar kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçi.
Rama: Ti je nga Picari tamam. Nga aty vjen tërmeti. Ke garë të fortë me Damianin?
Peçi: Unë kam lindur tërmet, ai do të bëjë tërmet.