Në Tiranë janë numëruar rreth gjysma e votave, konkretisht 558 qendra votimi nga 1243 të tilla. PS vijonë të kryesojë ndjeshëm, me rreth 20 mijë vota më shumë se PD.

Konkretisht, PS aktualisht ka 98942 vota, ndërsa  PD 79295. LSI ka arritur të marrë 11936 vota, ndërsa surprizë është edhe PSD me 6242.

Rezultatet në Tiranë deri në 19:21 

PS – 98942, 48.68 %

PD – 79295, 39.02 %

LSI – 11936, 5.87 %

PSD – 6242, 3.07 %

Sipas projeksione, deri më tani PS kryeson me 74 mandate (disa projeksione e nxjerrin me 75), e ndjekur nga PD me 59 mandate, mandej vijnë LSI me 5 mandate, dhe PSD me 2 të tilla.