Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, ka dalë në një komunikim për gazetarët, ku u bëri thirrje palëve politike që të mos nxitojnë për të shpallur fitoren.
Sipas Kim, të gjithë duhet të presin me qetësi numërimin e votave, pasi e gjithë vota i ka sytë nga Shqipëria.
“Ajo që është e rëndësishme është që të ketë një proces racional për zgjidhjen e këtyre çështjeve. E gjitha bota është duke parë Shqipërinë tani. I kanë sytë nga Shqipëria.
Miq tuaj verior, Suedia, miqtë perëndimor, Spanja, por edhe miqtë tuaj në SHBA të gjithë po shikojnë që ju t’ja dilni me sukses.
Është një gjë e mirë që shikojmë numërues duke punuar fort. Në duam që ata të punojnë pa u lodhur. Votuesit e kanë bërë punën e tyre. Autoritetet këtu janë duke bërë punën e tyre. Tani detyra e kandidatëve dhe udhëheqësve politikë është që të jenë të qetë dhe të presin rezultatin. E di që ne entuziazmin e çastit disa kanë shpallur fitoren por nuk kemi arritur deri aty. Le të ruajmë qetësinë”, tha ambasadorja amerikane.