Në qarkun e Korçës, Lëvizja Socialiste për Integrim pavarësisht se mri 8485 vota nuk arriti që të marrë një mandat deputeti. Katër vite më parë kjo parti e fitoi një mandat.

Korça u konfirmua si qarku ku gara mes PD-së dhe PS-së ishte tejet e fortë. Diferenca mes tyre i ndan një mandat, 6 socialistë dhe 5 demokratë.

Ervin Salianji në një prononcim për mediat u duke se e pranoi rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Korçës.

Ai theksoi se “kemi rikuperuar mbi 7 mijë vota në korçë, jemi brenda dhe përtej pritshmërive që kemi vendosur si objektiv që kam mbuluar”.

“Salianji tha se pavarësisht klimës së represionit me mbështetjen e qytetarëve, ka rikuperuar më shumë se 7 mijë vota në qytetin e Korçës.

“Pas përfundimit të procesit të numërimit pa diskutim që nuk jam i gëzuar, por jam mirënjohës për votat dhe për mbështetjen masive të të rinjve, të qytetarëve të qarkut të Korçës, të çdo votuesi në Korçë të cilët në një klimë të madhe represioni, në një trysni të madhe nga gjithë shpërdoruesit e pushtetit që paguhen nga taksat e qytetarëve në Korçë duke përdorur dhe elementë të Policisë së Shtetit, të shitblerjes së votës dhe të çdo forme tjetër të intimidimit me mbështetjen e qytetarëve kemi rikuperuar më shumë se 7 mijë vota në qytetin e Korçës dhe për këtë falënderoj çdo votues një më një. Kemi arritur rezultat të jashtëzakonshëm, do të donim shumë pa diskutim. Kemi bërë përpjekje për të arritur rezultatin më të mirë. Jemi brenda pritshmërive dhe përtej pritshmërive që kemi vendosur si objektiv në zonat që kam mbuluar. Falënderoj çdo lagje dhe çdo zonë, ashtu sikurse çdo pjesë të strukturës dhe çdo qytetar që na ka mbështetur”, tha Salianji.

Deputetët e PS

Enslemvera Zake

Blerina Gjylameti

Ilirian Pendavinji

Ilir Topi

Olta Xhaçka

Niko Peleshi

Deputetët e PD

Edmond Spaho   

Sorina Koti

Ervin Salianji

Bledjon Nallbati

Seladin Jakupllari