Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk ka arritur të fitojë një mandatin e deputetes. Katër vite më parë LSI-ja fitoi dy mandate, por aktualisht edhe pse ishte afër një mandati LSI nuk fitoi asnjë.

Partia Socialiste ka marrë tetë mandate, ndërsa PD-ja gjashtë mandate. Socialistët pretendojnë se mund të merrnin 9 mandate. Por tashmë ky rezultat ka dhuruar surpriza në lidhje me ato deputetë që futen apo mbesin jashtë Parlamentit, nga radhët e PS-së dhe të PD-së.

Jashtë parlamentit do të mbesë nga mazhoranca Enver Roshi. Ai doli në zgjedhjet shkuara si deputet nga listat e LSI, e iu bashkua PS-në në këto votime. Nga radhët e PD-së, sipas ndarjes së mandateve të fituara si subjekt, jashtë Parlamentit mbetet Luçiano Boçi, i cili ishte i renditur i shtati në listë. Fillimisht Boçi ishte lënë jashtë, por u fut në listë në momentet e fundit.

Gjithsesi shpresa e tyre është që të fitojnë nga vota preferenciale, e për t’ia arritur këtë i duhen mbi 10 mijë vota. Në Parlament është rikthyer Dashnor Sula. Ai nuk përfshi disa vite më parë në listat e PD-së. Jashtë Parlamentit do të jetë edhe Rudina Hajdari, e cila në këto zgjedhje kandidoi me partinë Nisma Thurje.

Emrat e deputetëve

Tetë deputetët e PS

Evis Kushi

Klevis Xhoxhi

Besion Ajazi

Dasantila Tahiraj

Saimir Hasalla

Florenc Spaho

Luan Duzha

Taulant Balla

6 deputetët e PD

Gazment Bardhi 

Flutura Açka

Lefter Gështenja

Dashnor Sula

Eugen Isaj

Zheni Gjergji