Dy kandidatët e opozitës në Vlorë po veprojnë në kundërshtim me kodin zgjedhor, duke u futur në qendrat e votimit.

Në fotot edhe siguruara nga Gazeta Shqip rezulton se kandidati i PD-së, Bujar Leskaj, i cili është edhe shefi i shtabit të demokratëve për Vlorën, është para në qendrën e votimit te shkolla “4 Heronjtë”.

Ndërsa kandidatja e LSI-së, Liri Dema është parë te një qendër tjetër votimi.

Kodi ia ka ndaluar kandidatëve për deputetë që të jenë të pranishëm në qendrat e votimit.