Fatbardh Kadilli, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike kërkon të kandidojë për vendin e kreut të partisë, duke i kërkuar kreut aktual, Lulzim Basha të japë dorëheqjen.
Kadilli u shpreh se kërkoi që konferenca e tij të jepej nga selia e PD-së, por nuk iu pranua nga strukturat e kësaj partie.
“Doja që këtë komunikatë ta bëja nga ambientet e Partisë Demokratike. Për këtë arsye kërkova leje tek zyra e shtypit. Nuk doja që të hyja në shtëpinë time me të shtyrë dhe me zor. Por, mu refuzua dhe PD-ja më mbylli derën e selisë.Nuk kam pasur hakmarrje as një 2013 as në 2017. Por kur shoh një dështim të përsëritur. Kur dështon në një rrugë dhe përdor të njëjtën rrugë për të dështuar.Zgjedhjet certifikohen në procesin ligjor, në asnjë rast nuk kam parë ndonjë pretendim serioz për manipulim të zgjedhjeve”,- tha Kadilli.
Duke u kthyer te rezultati i zgjedhjeve, Kadilli u shpreh se “nëse dikush përballë thesit të miellit dhe Bashës, zgjedhjet thesin e miellit, atëherë problemi është i Bashës, jo i atij personit”.
“Jam këtu për t’i kërkuar edhe njëherë Lulzim Bashës të dorëhiqet. Projekti dhe ekipi tij u provua i paaftë për të prodhuar fitore për demokratët. Si i tillë ka shterruar dhe nuk jep më opsione për të ardhmen. E kemi mbështetur dhe e kam mbështetur me vetëmohim. E theksoj, me vetëmohim, për të na drejtuar në fitore. Nuk ia doli. Nuk qe i zoti. Nuk diti. Dështoi. Sot të gjithë mund të justifikojmë dështimin, por jo faktin se jemi para katër viteve e katër muajve opozitë, në fund të të cilëve nuk e dimë se ç’pret. Sot, kush thërret Rama Ik! nuk mund të thërrasë Basha Rri! Vjedhja e Rames nuk mund tee jetee alibi peer Basheen, ashtu si deeshtimi i Bashees nuk mund tee jetee alibi peer tee mos luftuar Rameen”, tha Kadilli, i cili ka vetshpallur kandidaturën për kryetarin e PD-së.
Deklaratë e kandidatit për Kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli
Jam këtu për të deklaruar se zgjedhjet ishin dhe mbeten të pandershme. Pushteti përdori çdo mjet për të deformuar vullnetin e shqiptarëve. Nga blerja e votës të përdorimi i çdo teknike ligjore dhe administrative, si ndryshimi i Kodit dhe mbyllja e kufirit me Greqinë.
Provat individuale që janë kapur dhe dokumentuae qe do të publikohen do ta konfirmojnë fenomenin. Çdo provë duhet të ndëshkohet sipas ligjit. Dua të falenderoj OSBE-në që u ka dhënë zë këtyre shkeljeve flagrante të procesit, dhe ka rikonfirmuar cilësisht çdo akuzë dhe pretendim të opozitës.
Theksoj se ky është dhe duhet të jetë një proces ligjor. Proces që do kohë, por edhe durim, maturi dhe vendosmëri. Por, beteja ligjore nuk mund dhe as duhet të shërbejë për radikalizim politik. Çdo tensionim është i qëllimshëm. Nuk i shërben interesit të demokratëve dhe as shqiptarëve, dhe kërkon të blindojë portën e PD. Barrikada para portës nga ku Lulzim Basha deklaroi që nuk dorëzohet, është e tepërt.
Kërkoj mirëkuptimin e të gjithë anëtarëve të PD që janë të stresuar nga lodhja, të hutuar nga pritshmëritë e pa-realizuara dhe të trishtuar nga humbja. Jam këtu për të konfirmuar edhe një herë vendimin tim për të kandiduar për Kryetar të Partisë Demokratike.
Jam këtu për t’i kërkuar edhe njëherë Lulzim Bashës të dorëhiqet. Projekti dhe ekipi tij u provua i paaftë për të prodhuar fitore për demokratët. Si i tillë ka shterruar dhe nuk jep më opsione për të ardhmen. E kemi mbështetur dhe e kam mbështetur me vetëmohim. E theksoj, me vetëmohim, për të na drejtuar në fitore. Nuk ia doli. Nuk qe i zoti. Nuk diti. Dështoi. Sot të gjithë mund të justifikojmë dështimin, por jo faktin se jemi para katër viteve e katër muajve opozitë, në fund të të cilëve nuk e dimë se ç’pret.
Sot, kush thërret Rama Ik! nuk mund të thërrasë Basha Rri! Vjedhja e Rames nuk mund te jete alibi per Bashen, ashtu si deshtimi i Bashes nuk mund te jete alibi per te mos luftuar Ramen.