
Sipas analistit Baton Haxhiu janë katër qarqet që mund të jenë determinues për të lëvizjen e mandateve. Albanian Post është instituti që ka realizuar Exit Poll në bashkëpunim me Top Channel.
Baton Haxhiu deklaroi se janë katër qarqet ku mund të ndryshohet rezultatin e zgjedhjeve dhe ndarjen e mandateve. Në projeksionin e parë, PS merr 71 mandate, PD merr 63 mandate, ndërsa LSI 6 mandate. Asnjë parti tjetër nuk merr mandat tjetër.
Por sipas Baton Haxhiut në Shkodër, një mandat i deputetit mund t’i shkojë PSD-së së Tom Doshit. Ai shtoi se në lojë është edhe mandati i Vlorës për PS-në, e cila mund të marrë mandatin e 9-të. Sipas tij, Vlora është surpriza më e madhe. Gjithashtu edhe Fieri, PD-ja mund ta marrë mandatin tjetër, duke ia hequr mandatin e nëntë socialistëve.
Tiranë shihet si beteja vendimtare në këto zgjedhje, ku sipas analistit Haxhiu, PD mund të marrë një mandat dhe të shkojë në 18 gjithsej, nga 17 që ishte projeksioni.