Përfaqësuesi i PD, Marash Logu ka denoncuar në KAS se një nga vëzhguesit demokratë është kërcënuar me jetë nga Joana Melëngu, vëzhguese e PS.
Logu thotë se Melëngu është e njëjta që u kap më 20 prill me furgonin e ushqimeve nga Rezerva e Shtetit duke i shpërndarë tek qytetarë për të marrë vota.
Ajo sipas tij duhet të ishte në burg për krime zgjedhore, por nga ana tjetër po numëronte votat e PS në sallën e KAS.
Sa për vendimin e KAS për të lënë në fuqi rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, Logu thotë se rinumërimi konfirmoi se votuesit shqiptarë janë kërcënuar dhe administrata u përdor për vota.
“Si PS përdori gjithë administratën për të maksimizuar votat. Noterët e masakrës zgjedhore kanë refuzuar kërkesët tonë për informacion. Joana Melengu ka kërcënuar vëzhguesin e PD, se kur të dalësh jashtë do të ta pres gjuhën do merremi vesh. Një kërcënim për jetën e qytetarit. Joana Melengu është kryetarja e njësisë administrative nr.2 në Berat, ishte tek furgoni duke shpërndarë ushqime nga Rezerva. Për ato krime duhet të ishte në burg, ishte në sallën e KAS, jo vetëm duke rinumëruar e rivlerësuar votat e PS, por edhe duke kërcënuar vëzhguesit e PD. Nëse për ata zotërinj kjo ishte e pranueshme, dhe për PS, për ne është e papranueshme. Qytetarë janë kërcënuar, siç po e shihni kjo s’ka ndodhur vetëm këtu, ka ndodhur edhe dje. Gjatë gjithë zgjedhjeve. Vëzhguesi na informoi. Vëzhguesi u kërcënua dhe na kërkoi mos bëhet publik emri se ka frikë. Më tha se është kërcënuar, dhe më kërkoi mos e bëja publike këtë gjë. Kjo gjë është bërë sot para syve të gjithë shqiptarëve. Ne e dimë kush janë institucionet, ky është shembulli më flagrant. Joana Melengu duhet të ishte në burg, por isht sot në tavolinën nr.3 për të numëruar votat e PS. Njerëz të lidhur me krimin që në sallën e KQZ e KAS, ku janë gjithë këto media. Unë mendoj që rinumërimi ka konfirmuar se votuesit shqiptarë u kërcënuan, u shantazhuan, dhe shiheni si rastin e një vëzhguesi të PD. Administrata shtetërore u përdor për vota. Unë di që administrata e Beratit paguhet për të bërë punën në Bashki, e jo për të numëruar votat e PS. Janë ditë pune, qytetarët e Beratit, taksapaguesit po paguajnë për këta punonjës. A mund të gjeni ditë të PD që punon në shtet dhe vin numëron këtu? Askush, asnjë. ‘’- tha Logu.