
Në 10 qarqe ka mbaruar numërimi i votave, duke shpallur fitues Partinë Socialiste në Vlorë, Gjirokastër, Berat, Korçë, Fier dhe Elbasan. Ndërsa PD është shpallur fituese në Lezhë, Dibër, Shkodër dhe Kukës.
Top Channel ka siguruar numërimin e kandidatëve për KZAZ 92 në Konispol. Ajo që bie në sy në këtë njësi është fakti se Anila Denaj ka marrë më shumë vota se vetë kryeministri Edi Rama, i cili renditet i 8 në listën e qarkut të Vlorës, ndërsa Anila Denaj e 4.
Kandidatët e PS-së në KZAZ 90 në Konispol janë:
Anila Denaj 626
Niko Kuri 471
Edi Rama 267
Kandidatët e PD-së në KZAZ 90 në Konispol janë:
Ina Xhupa 452
Joel Dine 450
Bujar Leskaj 89