Tashmë që numërimi i kutive të votimit po shkon drejt fundit, kanë filluar të numërohen edhe votat për kandidatët respektivë.

Po cilët janë kandidatët më të votuar të PS

Për PS-në, deri më tani, kandidati më i votuar është Edi Rama në qarkun e Vlorës me 10 046 vota.

Kandidati i dytë më i votuar është Aurora Mara në Dibër me 8765 vota. Aurora Mara në zgjedhjet e kaluara ishte deputete e LSI-së.

Ndërsa në vendin e tretë renditet Saimir Hasalla me 5778 vota në qarkun e Elbasanit.

Në vendin e  katërt Damian Gjiknuri me 5531 vota në Vlorë, për të vijuar me Gerta Durakun në Kukës me 5368 vota dhe Blendi Klosin me 5345 vota në Berat.