Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 vijon ende në të gjithë vendin. Procesi i votimit vijon i qetë, përveç një incidenti të ndodhur sot në shkollën “1 Maji” në Tiranë. Pas incidentit policia shoqëroi 8 persona.
Në të gjithë vendin, deri më tani PS kryeson me 654,103 vota, e pasuar nga PD-AN me 527,184 vota. LSI deri më tani ka marrë 92,313 vota, kurse PSD 30,021.
PS ka 72 mandate, ndërsa PD 59 mandate, LSI 6 dhe PSD 3 mandate. Në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Lezhës dhe Dibrës kryeson Partia Demokratike, kurse në qarqet e tjera Partia Socialiste. Nga 5198 kuti votimi, deri më tani janë numëruar 4385 kuti.
Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi ka zgjedhur që të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit, duke thënë se kjo dorëheqje është e parevokueshme, pa dhënë asnjë argument ditën e sotme.
Ja rezultatet në secilin qark:
Shkodër
Deri tani në qarkun Shkodër, Partia Demokratike ka 44,731 vota, PS ka 28,983, LSI ka 9,206 dhe PSD 15,606. Bazuar në këto rezultate, PS deri tani ka 3 mandate, PD 5 dhe LSI 1 e PSD 2.
Lezhë
Në qarkun Lezhë deri tani PD ka siguruar 30,044 vota, PS 24,398, LSI 6,657 dhe Lëvizja për ndryshim 526 vota. Deri tani PD ka arritur të marrë 4 dhe PS 3 mandate.
Kukës
Procesi i numërimit ka përfunduar në qarkun e Kukësit dhe PD fiton me 23,923 vota, e ndjekur nga PS me 13,704 vota. LSI 64 ka vota, LN ka 226 vota, ADR 195 vota, LRE 134 vota, PBK 63 vota, PLDSH 56 vota, BD 51 vota, NTH 45 vota, ABEOK 12 vota dhe PSD 183 vota. PD ka arritur të marrë 2 mandate dhe PS 1 mandat.
Dibër
Procesi i numërimit ka përfunduar në qarkun e Dibrës ku fitoi PD me diferencë të ngushtë. PD mori 28,797 vota. PS numëron 28,493 vota, LSI 4,406 vota dhe kandidati i pavarur 579 vota. PD ka arritur të marrë 3 mandate, kurse PS 2 mandate.
Durrës
Në Durrës, deri tani PS kryeson me 52,071 vota, e ndjekur nga PD që numëron 43,249 vota. LSI ka siguruar 6,721 vota, dhe Nisma Thurje 467 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 7 mandate në Durrës, ndërsa pasohet nga PD me 6 dhe LSI 5.
Tiranë
Në kryeqytet, deri në këto momente është në avantazh të thellë PS me 157,869 vota. PD ka 125,218 vota, LSI 19,117 vota dhe PSD 9,337 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 18 mandate në Tiranë, kurse PD 15, e cila pasohet me LSI 2 dhe PSD 1.
Elbasan
Në qarkun e Elbasanit është në avantazh PS me 83,805 vota e ndjekur nga PD me 56,108 vota dhe LSI 6,741 me vota. Ndërkohë Nisma Thurje ka 1,604 vota. PS ka arritur të marrë 8 mandate në Elbasan, kurse PD 6.
Fier
Numërimi në qarkun Fier PS 88,718 vota, PD 62,367 vota, LSI 11,961 dhe PLDSH 1,280 vota. PS ka arritur të marrë 9 mandate në Fier, kurse PD 6 dhe LSI 1.
Berat
Në qarkun e Beratit është në avantazh PS me 39,364 vota e ndjekur nga PD me 21,658 vota dhe LSI me 7,935 vota. Ndërkohë, LRE ka 367 vota dhe PSD ka 351 vota. PS ka arritur të marrë 4 mandate në Berat, kurse PD 2 dhe LSI 1.
Korçë
Në qarkun e Korçës është në avantazh PS me 55,630 vota e ndjekur nga PD me 46,400 vota dhe LSI me 7,711 vota. Ndërkohë PSD ka 1,081 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 6 mandate në qarkun e Korçës deri tani, kurse PD 5.
Vlorë
Në qarkun e Vlorës PS është në avantazh me 58,911 vota e ndjekur nga PD me 31,935 vota dhe LSI me 6,171 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 8 mandate në qarkun e Vlorës deri tani, kurse PD 4.
Gjirokastër
Procesi i numërimit ka përfunduar në qarkun e Gjirokastrës. Në këtë qark PS ka 24,159 vota, PD 13,860 vota, LSI 5,833 vota dhe PSD-ja 490 vota. Në Gjirokastër PS ka marrë 3 mandate, kurse PD vetëm 1.