Ka përfunduar procesi i numërimi të votave në Durrës. Edhe në kutitë e fundit nuk pati surpriza, pasi Partia Socialiste është forca kryesuese edhe në këtë qark ku ka fituar 8 mandate, ndërkohë që Partia Demokratike në Durrës ka fituar 6 mandate.

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka arritur që të fitojë asnjë mandat deputeti në këtë qark.

Në rang kombëtar, PS ka arritur që të marrë deri tani 74 mandate, duke mundësuar krijimin e qeverisë e vetme, pa pasur nevojën e krijimit të koalicioneve paszgjedhore. 

PD ka njohur një rritje krahasuar me zgjedhjet e kaluara, ku aktualisht ka marrë 59 ulëse në Kuvendin e ri krahasuar me 46 që ka pasur në 2017.

 Në këto zgjedhje, LSI ka arritur që të marrë vetëm 4 mandate nga 19 që ka pasur në zgjedhjet e kaluara.