
Kur kanë mbetur edhe 396 kuti për t’u numëruar, duket se PS po shkon drejt fitores. Aktualisht, ky proces është mbyllur në 10 qarqe të vendit, ndërsa ai është duke vazhduar në Tiranë dhe Durrës.
Deri tanë, në Tiranë janë numëruar 948 kuti nga 1243 në total, ndërsa në Durrës janë numëruar 387 nga 481.
Ende pa u mbyllur këto dy qarqe, PS ka 73 mandate, PD 59, LSI 5 dhe PSD 3 mandate.














