Mbyllja e numërimit të votave për kandidatët ka rezultuar pa surpriza në qarkun e Vlorës, ku Partia Socialiste ka marrë 8 deputetë, ndërsa Partia Demokratike 4.
Më i votuar në radhët e PS është kryeministri Edi Rama, i ndjekur nga Anila Denaj dhe Damian Gjiknuri, i cili nuk arriti të shkaktone “tërmet” me voten preferenciale.
Në radhët e PD, duket se Bujar Leskaj, Fation Veizaj dhe Ina Zhupa kanë mbledhur më shumë vota. Kandidatët fitues janë të sigurt, pasi asnjë nga lista jofituese nuk arriti të thyente herësin.
Kryeministri Edi Rama, edhe nëse PS e Vlorës do fitonte shtatë deputetë, do futej në parlament, pasi mori mbi 11 mijë vota.
PS
Edi Rama – 11412 vota
Damian Gjiknuri – 6009
Anila Denaj – 6428
Vullnet Sinaj – 5759
PD
Bujar Leskaj – 5254 vota
Fation Veizaj – 3551 vota
Ina Zhupa – 3511 vota
Gazeta SHQIP