Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka komentuar ditën e sotme nismën që Partia Socialiste ka ndërmarrë për shkarkimin e presidentit, Ilir Meta, nga posti si president.

E ftuar në emisionin “Breaking” në Top Neës, Spiropali u shpreh se të mbyllet procesi njëherë dhe pastaj do merren hapat e duhur.

Të mbyll8im njëherë procesin, javën e ardhshme do të mblidhet edhe Parlamenti. Çdo gjë në kohën e vet. Koha ka ardhur. Presidenti ka dhënë të gjitha shenjat që nuk është president, por një kryetar partie i humbur dhe i humbur fort.

Ka marrë numrin më të vogël të mandate, ka një rënie drastike. Ka marrë ndëshkimin nga populli për përdorimin banal që i ka postit si president.