Belind Këlliçi është një prej emrave të votuar në Parlamentin shqiptar me … I ftuar në emisonin “Breaking” Këlliçi shprehur pakënaqësi në lidhje me aleatët e PD-së.
Ai konkretisht duke iu përgjigjur pyetjes për numrin e ulët të votave të Vangjel Dules kreu të PBDNJ-së, si deputeti më me pak vota, theksoi se ai duhet të kishte dalë në terren për të matur forcat.
“Do të doja shumë që zoti Dule dhe të tjerë të kishin provuar vetë forcat në Parlament. Duhet të kishte dalë në terren dhe sigurisht nuk ishte përkthyer në vota, edhe pse kam respekt për të. Unë jam për një sistem mazhoritar emër për emër, të masin forcat e tyre. Unë s’kam pasur emrin tim në fletën e votimit, unë kam qenë një numër bingoje, numrin 10. Ky Kod Zgjedhor duhet ndryshuar menjëherë, sepse prodhoi 80 mijë vota të pavlefshme”, tha deputeti Këlliçi.