Vazhdon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021. Deri në këto momente qarku i Korçës ka qenë më i shpejtë në numërimin e  kutive duke numëruar më shumë se qarqet e tjera.

Në qarkun e Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe Fierit, të cilat njihen ndryshe edhe si zona të nxehta dhe me një garë shumë të fortë, kryeson Partia Socialiste.

Durrës deri tani PS kryeson me 999 vota e ndjekur nga PD me 395 vota. LSI ka siguruar 17 vota dhe PSD 10 vota. Në Tiranë deri në këto momente është në avantazh PS me 9529 vota. PD ka 7313 vota, LSI 1435 vota dhe PSD 370 vota.

Gjithashtu në qarkun e Elbasanit është në avantazh PS me 4804 vota e ndjekur nga PD me 5320 vota dhe LSI me 663 vota. Ndërkohë kandidati i pavarur ka 378 vota. Numërimi në qarkun Fier, PS 7621 vota, PD 5571 vota, LSI 765 dhe Nisma Thurje 73 vota.