Rama ka reaguar ndaj akuzave të presidentit Meta për patronzahistët. Në takimin e zhvilluar në Fushë-Krujë, Rama e ka cilësuar Metën si një diversant, i ngjashëm me Hamit Matjanin kur zbarkonte në det në Shqipëri, e sipas tij, ashtu del edhe kreu i shtetit në Gjirin e Lalëzit.

“Likja vdes për video dhe i duket se të gjithë i bëjnë video. Çfarë fajin kanë kur presidenti diversant shkon te Gjiri i Lalzit me kapuç në kokë. Kjo është për të qeshur e për të vënë kujën”, tha Rama.

Kryeministri e ka fjalën këtu me disa foto që kanë qarkulluar në media ku presidenti shfaqet i veshur sportiv dhe me kapuç duke takuar persona në zonën e Gjirit të Lalzit, aty ku e ka dhe një vilë të tijën.