
Lëvizja Socialistë për Integrim ka regjistruar një rezultat dramatik në Qarkun e Kukësit. Sipas të dhënave të KQZ, LSI ka arritur të marrë vetëm 64 vota në total.
Konkretisht, në Bashkinë Has, LSI ka marrë 16 vota, në Bashkinë Tropojë 12 vota dhe në Bashkinë Kukës, 36 vota.
Në total LSI ka marrë 0.17 % të votave në gjithë qarkun.
Kukësi ishte qarku i parë ku përfundoi numërimi i votave. Në këtë qark, fituese ka dalë Partia Demokratike, e cila ka marrë dy mandate, ndërsa forcë e dytë është Partia Socialiste me një mandat.
PD ka fituar me 62.3 % të votave, përkatësisht 24071 vota, ndërsa PS ka marrë 35.8% të votave, ose 13856 vota.
