Në PD nisin reagimet pro kryedemokratit Lulzim Basha, kundër largimit të tij edhe pse opozita humbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Reagimi i parë pro Bashës ka ardhur nga dega e Partisë Demokratike, e konkretisht nga kryetari i saj Xhevdet Amuli. 

“Të dashur shkodran, misioni i Partise Demokratike dhe i kryetarit të saj Lulzim Basha nuk ndalet këtu, por ai vijon deri në cc’rrënjosjen e sistemit te instaluar dhe rikthimin e shpresës për Shqipërine dhe shqiptarët. Partia Demokratike Shkoder vazhdon të jetë në mbeshtetjen tuaj ashtu sikurse ka qene gjithmone. Partia Demokratike mbeshtet Kryetarin Lulzim Basha ne misionin e tij. Ecim përpara me Lulzim Bashën! Ju faleminderit!”, thuhet në deklaratën e Amulit.

PD fitoi qarkun e Shkodrës me 5 deputetë, ndërsa Amuli thekson se “Numri i lartë i votave të pavlefshme si në qarkun tonë ashtu edhe në të gjithë Shqipërinë tregon që mashtrimi elektoral ka vazhduar nga ana e PS dhe aleatëve të saj në krim, deri në tavolinat e numërimit, ku numëruesit e tyre janë parë me zë dhe figurë, duke plotësuar në shkelje flagrante të ligjit fletët e votimit”.

Reagimi i plotë

Të dashur bashkeqytetarë, kur kanë mbetur edhe pak orë nga përmbyllja e procesit të numërimit të votave për kandidatët e subjekteve politike, vullneti Juaj rikonfirmoj si forcë të parë me diferencë të madhe me kundërshtarin Partinë Demokratike. Kush më mirë se ju e di se kjo e jona ishte një fitore që nuk diskutohej, por që përballë kishte forcat e errëta të krimit të organizuar, struktura të sofistikuara te shitblerjes se votes dhe mekanizmat e intimidimit te qytetareve me qellim tjetersimin e vullnetit te tyre.
Por Shkodra, si ccdo herë tjetër, qëndroi burrneshe dhe doli faqebardhe. Numri i lartë i votave të pavlefshme si në qarkun tonë ashtu edhe në të gjithë Shqipërinë tregon që mashtrimi elektoral ka vazhduar nga ana e PS dhe aleatëve të saj në krim, deri në tavolinat e numërimit, ku numëruesit e tyre janë parë me zë dhe figurë, duke plotësuar në shkelje flagrante të ligjit fletët e votimit.

Të dashur shkodran, misioni i Partise Demokratike dhe i kryetarit të saj Lulzim Basha nuk ndalet këtu, por ai vijon deri në cc’rrënjosjen e sistemit te instaluar dhe rikthimin e shpresës për Shqipërine dhe shqiptarët.

Partia Demokratike Shkoder vazhdon të jetë në mbeshtetjen tuaj ashtu sikurse ka qene gjithmone. Partia Demokratike mbeshtet Kryetarin Lulzim Basha ne misionin e tij.
Ecim përpara me Lulzim Bashën! Ju faleminderit !