Kryesocialsiti Edi Rama ka publikuar një pjesë të listave të vendeve të para të kandidatëve socialistë. Për Shkodrën ai bëri të ditur se do të jetë Edona Bilali në vendin e parë në Shkodër, një profesoreshë e këtij qyteti. Rama theksoi se “e gjithë rrjeti i biznesit në Shkodër e njeh se punon me ta”.

Në Vlorë është emri i Pranvera Resulajt në Vlorë. “Ajo është një kandidate e mbështetur me shumë këmbëngulje nga i gjithë komuniteti. Ajo ka qenë drejtoreshë e Tatimeve në Vlorë”, tha Rama.

Më tutje është Greta Duraku që do të jenë në vendin e parë në Kukës. “Ajio është anagzghuar prej vitesh në sektorin privat, menaxherer dhe duke qenë se është paraqitur në platformën tonë të deputetëve që duam dhe performanca e saj ka qenë shumë pozitive”.

Emër tjetër është Eni Zake në Korçë, administratore e universitetit të Korçës, anëtare e këshillit bashkiak.

Emigranti Lavdrim Krashi është vendi i parë në qarkun e Dibrës.

Hatixhe Konomi në Berat është kandidatja tjetër e PS-së, një prurje e re. Aktualisht është nënkryetare e bashkisë në Berat.

Në dy listat e para, Najada çomo dhe Luljeta Bozo janë dy gratë që do udhëheqin listën e Tiranës. “Këto nuk i ndaja dot se janë të dyja për vendin e parë. Janë dy profesioniste fantastike. Këto prurje të reja u jep mundësi pensionistë dhe pensionisteve, gjysheve dhe gjyshëve të përfaqësohen në Parlament”, tha Rama.

Ndërsa kanë qenë listat me emrat të rinj, në qarkun e Fierit do të jetë një senator i PS-së, ku vendi i parë do t’i takojë

“Vendi i parë është i një socialisti të paepur që e drejton qarkun dhe një tjetër që do të jetë te kufiri i qarkut të Fierit”.

Vendi i parë në Elbasan do të jetë ministrja e Arsimit, Evis Kushi. “Si ministre e Arsimit deri tani që flasim është një nga eksperiencat më të mira të mijat”, tha Rama.

Ndërsa në Gjirokastër do të mbajë vendin e parë Mirela Kumbaro. Në Gjirokastër objektivi bazë është dy deputetë dhe i dyti do të jetë ministri Çuçi si drejtues i qarkut.

Lindita Nikolla do të jetë kryesuese e qarkut të Lezhës. Ndërsa Milva Ekonomi do të jetë për qarkun  Durrësit.