Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli njoftoi sot largimin nga drejtimi i partisë, Lëvizja Për Ndryshim, pasi nuk arriti që të merrte asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit.

Kjo parti u formua në prag të zgjedhjeve, por edhe siç thotë Topalli në njoftimin e saj të dorëheqjes, nuk ia doli për t’u bërë faktor .

Po cili ishte rezultati i Topallit dhe partisë së saj?

Në rang kombëtar Lëvizja për Ndryshim mori 7.049 vota ose 0.45%. Vetë Topalli kandidoi në 4 qarqe, por nuk arriti të mbledhë më shumë se 1 mijë vota.

Rezultatin më të lartë e regjistroi në Shkodër, ku mori 598 vota, ndërsa në Lezhë pati edhe mbështetjen më të ulët.

Rezultati

Shkodër, 598 vota

Lezhë, 58 vota

Tiranë, 390 vota

Durrës, 50 vota

Gazeta SHQIP