“Procesi i numërimit të votave për kandidatët, drejt fundit. Vijon numërimi në 9 KZAZ (Tiranë, Durrës, Lezhë & Elbasan). Komisionerët & numëruesit të vazhdojnë numërimin pa ndërprerje deri në QV-në e fundit & të mos vonojnë hedhjen e të dhënave në sistemin elektronik të KQZ”.

Ky është apeli i kryekomisonerit Shtetëror, Ilirjan Celibashi në adresë të komisionerëve dhe numëruesve, në mënyrë që procesi i zgjedhjeve dhe certifikimi i rezultatit të mbyllet në një kohë rekord.

Për këto votime ka dy llloje numërimi votash, një për subjektet, pra partitë dhe tjetra për votën preferenciale.