Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, në seancën gjyqësore ka bërë mbrojtjen për akuzat e ngritura ndaj tij për fshehje pasurie.
Ai ka deklaruar se huanë 10 mijë euro e ka marrë nga kunati, i cili ka punuar në emigrim dhe nuk i ka deklaruar të ardhurat nga emigracioni. Sa i takon apartamentit në Tiranë ku ai banon, Dedja ka thënë se e ka marrë me kredi dhe do të paguajë deri në vitin 2023.
“Ju më akuzoni se kunati nuk kishte mundësi të më jepte borxh 10 mijë euro sepse s’mi ka kaluar në bankë, por të gjithë emigrantët në 30 vjet i kanë sjellë paratë në këtë mënyrë. Jam me kredi që e përfundoj në 2033 dhe nga njëra anë SPAK thotë që dakord kam marrë kredi dhe e justifikon pastaj ngre akuzë ku i gjeti kunati paratë për borxh. Por ajo shtëpi duhej mobiluar, duheshin karrige për shembull e orendi. Ndaj i mora borxh. Për apartamentin e vëllait në kryemëdhenj i përket vëllait dokumentet e tregojnë këtë. Ndaj për këtë duhet të pyesni vëllain”-deklaroi Dedja para trupit gjykues.
Gazetarja Anila Hoxha e pyeti a është njësoj siç keni deklaruar pas vettingut (kur u konfirmuat) se të kalosh vettingun është njëlloj si të kalosh varrin për së gjati? A është njësoj edhe hetimi dhe përballja me SPAK? Bashkim Dedja u përgjigj: “Do flas në kohën e duhur.”
Seanca për mbrojtjen e Bashkim Dedjes u caktua në datën 15 qershor.