Persona të paidentifikuar kanë sulmuar me molotov forcat policore greke teksa, këta të fundit ishin ndjekje të tyre, pasi i vunë flakën një ambienti ku mbaheshin makina në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 02:00 të mëngjesit të së dielës, në rrugën Ymitto 35 në Kaisariani, ndërsa në pranga ka rënë një 24-vjeçar shqiptar.

Nga sulmi u dëmtuan shtatë automjete, ndërsa për shuarjen e zjarrit tentuan 5 makina zjarrfikëse dhe 15 zjarrfikëse.

Kur forcat e policisë kanë shkuar, një grup personash të panjohur i kanë sulmuar duke i hedhur bomba molotov, por nuk ka të lënduar.