Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku 62-vjeçari Ramiz Muçollari u ekzekutua nga forcat RENEA, pasi tentoi të vriste gruan dhe djalin e tij.
Mësohet se konflikti në familje ka nisur pasi Muçollari nuk ka pranuar që të shtrohet dhe të marrë kurim në spital, për problemet e shëndetit mendor nga të cilat ai vuante. Ditën e djeshme ai kishte shkuar për të bërë një vizitë me gruan dhe djalin, dhe mjeku neurolog u ka thënë familjarëve që për shkak të gjendjes së përkeqësuar të shëndetit mendor duhet që ta shtronin në psikiatri.
Insistimi i tyre për t’u shtruar ka bërë që ai të nervozohej dhe të bëhej i dhunshëm. Gjatë konfliktit ai plagosi gruan me thikë në këmbë dhe djalin me tytën e armës në kokë.
Ndërkohë, pasi efektivët RENEA dhe policia rrethuan shtëpinë dhe i bënë thirrje të dorëzohej, ai nuk pranoi dhe hapi zjarr ndaj tyre. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, ai vdiq, teksa policia raporton që në shtëpi viktima kishte një mitraloz të lehtë 12.7 mm dhe arsenal fishekësh.