Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Kreshnik Osmani është shprehur besimplotë se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të kosovës do të shpallen të pafajshëm nga gjykata e Hagës.
I ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, Osmani deklaroi se gjithçka varet nga kohëzgjatja e procesit, e cila sipas tij mund të jetë nga 3 deri në 5 vjet. Megjithatë, ai u shpreh se ka besim tek drejtësia.
“Unë mendoj, besoj dhe jam i predispozuar t’i mëshoj faktit se kemi përballë një betejë të vështirë që duhet tja dalim mbanë. Lufta është me ata që duhet të jenë miqtë e shqiptarëve dhe kjo është e vështirë. Se si do të jetë rezultati, varet nga zgjtja e procesit. 3 deri në 5 vjet mund të zgjasë dhe kjo peridhë do të ketë ngjarje që mund ta ndikojnë. Unë besoj tek drejtësia dhe tek i madhi Zot. Besoj tek drejtësia!”- tha Osmani.