
Analisati Spartak Ngjela ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News me moderatore Elisa gjernain, për të folur për zhvillimet e fundit politike në vend.
Duke folur për mudnësitë e bashkimit të Partisë Demokratike, Ngjela tha se një bashkim do ishte në favor të tij, për të rregulluar marrëdhëniet me SHBA-të, të cilat u prishën pas shpalljes së tij non-grata.
“Berisha e la vendin pa opozitë. Saliu e ka në favor bashkimi ne PD, ashtu mund të krijojë zbutje me pushtetin amerikan për të zbutur marrëdhëniet. I duket se duke krijuar forcë do trembë Amerikën. Kjo është e kotë. Ai nuk ka vota. Pyetja është ‘A është i pavarur ky?’. Po të ishte klienti im do i thosha tërhiqu nga kjo çështje.”- tha Ngjela.


