Moderatorja Ori Nebijaj tashmë e ka marrë një vendim. Pak ditë pasi Grida Duma dorëzoi mandatin e deputetes, duke i hapur vendin Oriela Nebijajt, kjo e fundit i dha fund dilemave duke e pranuar.
E kontaktuar nga Gazeta Shqip, ajo konfirmoi se ka firmosur formularin e pranimit të mandatit, por se ende nuk është dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Nebiaj aktualisht drejton emisionin “Përputhen” në ekranin e Top Channel.
Lëvizja erdhi pasi Grida Duma la mandatin e deputetes për t’u futur në botën e televizionit.
Duma startoi një natë më parë emisionin “Top Story” në Top Channel.