Një aksident i rëndë, ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Fier-Marinëz, në afërsi të burgut.

Mësohet se një automjet i tipit “Opel” ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal. Nga përplasja  plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit një shtetas 70-vjeçar, i cili udhëtonte i vetëm. Pranë vendin të ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu dhe mjekët e urgjencës të cilët kanë shoqëruar për në mjediset e spitalit 70-vjeçarin, i cili ka marrë dëmtime por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet me dije se po punohet për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga të automjetit.