Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gramsh, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se pas përplasjes të fortë së makinës, janë dëmtuar 47-vjeçari Artan Llapushi dhe djali i tij, Orgito Llapushi, 15 vjeç.

Të dy të dëmtuarit pasi kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Gramshit janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë pasi janë në gjendje të rënduar.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.