Një aksident i rëndë është shënuar në Kunë të Shëngjinit, ku makina ka përplasur një motor.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, i cili është dërguar drejt spitalit.

Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore, teksa të parët që i kanë ardhur në ndihmë deri në mbërritjen e ambulancës, kanë qenë dëshmitarët okularë.

Nuk dihet ende shkaku i përplasjes, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të vijuar punën.