Agron Xhafa, shoferi i autobusit të unazës është vënë në prangat e policisë pas aksidentit masiv që ndodhi paraditen e djeshme në zonën e Sallvareve në Tiranë.

Ai akuzohet për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Në aksident u përfshinë disa automjete, ndërkohë që 9 persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshëm mjekësore.

Ende nuk është përcaktuar shkaku i aksidentit. Qytetarët që kanë qenë të pranishëm brenda autobusit, kanë treguar se shoferi humbi vetëdijen përpara përplasjes.